Policia e Shtetit shprehet e gatshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik. Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në DPPSH, Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, ka inspektuar sot qarkun Durrës, për të parë në terren zbatimin e masave të ndërmarra për sezonin veror.