Të hënën qindra fëmijë do të drejtohen në dyert e dijes dhe që sita e parë e shkollës por edhe vijimësia të jetë pa incidente policia e shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, që synon parandalimin e ngjarjeve kriminale, aksidenteve rrugore dhe çdo fenomeni që mund të cënojë mbarëvajtjen e procesit mësimor. Zbatimi I këtij plani kërkon një bashkëpunim të ngushtë mes policisë, institucioneve arsimore, pushtetit vendor dhe prindërve. Gjithashtu, do të ketë kontrolle për shitjen e produkteve të paligjshme pranë shkollave, parandalimin e bullizmit dhe aktivitete ndërgjegjësuese për rrezikun nga droga, alkooli dhe armët.