Nervozimi po shtohen në Kosovë me masat ndëshkuese të vendosura prej saj nga BE-ja, për të cilat Brukseli ende nuk ka dhënë shenja se është i gatshëm t`i zbusë. Presidentja Vjosa Osmani kërkoi tërheqjen e masave të marra nën arsyetimin e “paaftësisë së Kosovës për të vepruar në mënyrë europiane”, duke argumentuar se "institucionet vendase po e respektojnë marrëveshjen e arritur në Bratislavë për shtensionimin e situatës në veri”. Ajo i quajti masat të padrejta e tha se dëmtojnë procesin e dialogut.