Dy egjiptian u arrestuan nga policia italiane si autor të dyshuar të vrasjes së një 19-vjeçari në Genova. Ata u prangosën pas marrjes në pyetje nga ana e hetuesve ku për më shumë se gjashtë orë rrëfyen detaje nga krimi. I riu u ekzekutua mbrëmjen e 23 korrikut dhe u hodh në det.