Top Channel ka siguruar pamje nga ngjarja e rëndë e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë, ku u vra me hanxhar Stiven Toshkezi. Pamjet e sigurisë të njërit prej bizneseve në rrugë kanë kapur momentin kur Toshkezi, i plagosur pasi ka ecur 100 metra për të shpëtuar nga autorët, rrëzohet në tokë dhe humb ndjenjat. Pas 10 minutave, shkojnë në vendngjarje familjarët dhe fqinjët e tij. Autorët e ngjarjes dyshohet të janë Enzi Maze dhe Aksel Hoxhaj 18 vjeç.