“Masakra e ka dridhë botën, jo veç Kosovën” Mbi këtë kodër, 25 vjet më parë, bota u prezantua me pamjet makabre të shqiptarëve të masakruar nga policia e ushtria serbe. Aziz Beqiri nga fshati Reçak u trondit nga ajo që pa. Vrasja që iu bë bashkëfshatarëve qe aq mizore, e ai nuk arriti të identifikojë as shokët e tij.