Forca të shumta policie dhe RENEA janë vendosur në Klos, pas masakrës së ndodhur këtë të mërkurë. Një histori dashurie mes dy adoleshentëve u bë shkak i tragjedisë së ndodhur ditën e sotme në Klos. 17-vjeçari Kenad Shira që mbeti i vdekur, ishte dashuruar me vajzën 16-vjeçare të autorit të ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri.