Në ambientet e Prokurorisë Speciale të Kosovës, të mërkurën është paraqitur ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi. Për rreth tre orë ai është intervistuar nga prokurorët specialë rreth masakrës së Reçakut. Ai dha dëshmi, pasi një dëshmitar në prokurori e ka përmendur emrin e tij si person që ka punuar në gjykatën e Qarkut të Prishtinës në kohën e luftës. Kryeprokurori Kelmendi nuk mohoi që ka punuar në gjykatë në vitin 1999 por tha se ishte procesmbajtës.