Vijon të përkeqësohet prezenca e karkalecit në fshatrat e njësisë administrative Vllahinë të bashkisë së Selenicës. Në fshatin Petë Mavrovë fshatarët janë të shqetësuar pasi ritmi i përhapjes së karkalecit është i madh dhe kjo çon në zhdukjen e kulturave bujqësore.