Top Channel publikon pamjet e frigoriferëve me trupat e vrarë nga terroristët e hamasit gjatë masakrës e cila nisi të shtunën. Gazetari Artur Bibe shkoi deri në portat e Rripit të Gazës ku ende ka trupa të vrarësh në rrugë. Ushtria e Izraelit po bën kontrolle në zonën ku militantët e Hamas hynë dhe bënë shumë masakra. Pranë kufirit grupi i gazetarëve dhe ushtarëve janë dëgjuar breshëritë e kallashnikovëve nga përtej kufirit.