Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hodhi akuza të drejtëpërdrejta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, sa i përket masakrës së 21 janarit 2011, ku humbën jetën 4 qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Teksa hoqi një paralele mes Berishës dhe skenarit të ndjekur nga Tom Doshi në 21 janar, Basha tha se ai sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë.