Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën pasditen e sotme, ku nga raportimet e para dyshohet se kanë mbetur të vrarë me armë zjarri të paktën dy persona, dhe dy të tjerë janë plagosur. Nga informacionet paraprake të mësuara nga korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, mësohet se dy makina që kanë qenë në lëvizje kanë hapur zjarr ndaj njëra-tjetrës.