Qeveria e Kosovës pritet të marrë sot masa të reja anti-COVID, pasi numri i rasteve pozitive me covid është rritur ndjeshëm ditëve të fundit. Në seancën parlamentare në zhvillim Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen. Ajo tha se i vetmi parandalim për të mos shkuar në një mbyllje të Kosovës dhe në masa të reja më rigoroze është vaksinimi.