Në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi policia ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e saj. Policia e Shtetit ka hartuar plan masash të posaçëm për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit “Shqipëri – Serbi”, që do të zhvillohet më datë 7 qershor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë.