Vrasja e 14-vjeçarit në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë, ka tronditur mbarë opinionin publik. Pas një sherri me bashkëmoshatarin e tij, Martini u godit disa herë me thikë, plagë të rënda që i morën jetën vetëm pak çaste pasi mbërriti në spital.