Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan ka organizuar edhe këtë vit Marshimin i Paqes, aktivitet i cili synon të përçojë mesazhe të paqes, solidaritetit dhe gjithpërfshirjes. Si një model i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërfetar, drejtues të komuniteteve fetare marshuan në bulevardin “Aqif Pasha” ndërsa përcollën mesazhe për “Dialog si e vetmja rrugë për solidaritet kombëtar”.