Në takimin me kryebashkiakët për analizën e performancës së sektorit ujësjellës – kanalizimeve, kryeministri Edi Rama bëri të qartë se nuk do të lejohen rekrutimet për drejtuesit sic janë bërë deri tani. Në fjalën e tij theksohet se “nuk do i bihet me top” votës së qytetarëve duke punësuar njerëz që marrin rroga pa shkuar në punë dhe bëjnë dëme ndërsa nuk ndodhen aspak në Shqipëri. Këtë e cilëson abuzim flagrant e fyes me votën.