Ka përfunduar me zhgënjim të thellë për tenistin serb Novak Gjokovic, beteja e bujshme ligjore për të qëndruar në Australi duke mos arritur kështu ëndrrën e tij për një rekord të 21-të Grand Slam. Gjyqtarët australiane refuzuan apelin e tij, pasi qeveria anuloi vizën e lojtarit të pavaksinuar, për herë të dytë këtë muaj për arsye të sigurisë së shëndetit publik. Gjokovic tha se ishte “jashtëzakonisht i zhgënjyer”, por se e respektonte vendimin, ndërsa mori avionin për të udhëtuar drejt Dubait.