Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, ka folur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri në lidhje me tre marrëveshjet që do të nënshkruhen mes dy shteteve. Ministri thotë se marrëveshja e parë për lejet e qëndrimit do të lehtësojë jetesën në të dy anët e kufijve duke bërë të mundur që çdo qytetarë mjafton të plotësojë një formular për të marrë një leje 5 vjeçare, leje kjo që unifikon edhe lejen e punës për të dy palët.