Top Channel/ Marrëveshje universitare me Ukrainën, bashkëpunim me institucionet arsimore në Kiev
16/07/2025 19:55

Në kushtet e një lufte të ashpër që ka prekur jetën e çdo ukrainasi, përfshirë edhe arsimin e lartë, është nënshkruar një marrëveshje mes Universitetit Ndërkombëtar Europian në Kiev dhe dy institucioneve arsimore publike shqiptare, Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Mjekësisë. “Etja për dije është simbol i mbijetesës në Ukrainë. Kjo marrëveshje është një mundësi më shumë për ta në fushën e mësimdhënies, inovacionit dhe të kërkimit shkencor”, u shpreh rektori i UT, Artan Hoxha. Kjo marrëveshje është një hap i drejt shkëmbimit të studentëve, profesorëve dhe kërkuesve shkencorë, duke krijuar ura bashkëpunimi në kohë sfiduese për edukimin në Ukrainë. “Barra akademike ndihet sidomos në programet e shëndetit kur ata nuk kanë sigurinë të zhvillojnë mësim. Ndaj Universiteti i Mjekësisë së Tiranës është i gatshëm të pres studentët”, tha rektori i UMT, Draçini. Rektorja e Universitetit në Kiev u ndal te realiteti i vështirë me të cilin përballet aktualisht Ukraina duke vijuar mësimin në luftë: “Është viti i katërt i luftës dhe deri më tani janë dëmtuar mbi 600 institucione arsimore. Çdo natë në Kiev përballemi me sulme nga qindra dronë dhe raketa. Një pjesë e madhe e stafit akademik dhe studentëve janë larguar përkohësisht nga vendi. Në këtë situatë, bashkëpunimi juaj ka shumë vlerë për ne. Jemi thellësisht mirënjohës ndaj Shqipërisë.” Kjo kontratë do të zgjas 5 vite dhe veç planit të ndërkombëtarizimit universitar për zhvillimin akademik, vlerësohet edhe si një shenjë solidarizimi në ndihmë të Ukrainës.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23