Ukraina dhe Rusia do të nënshkruajnë një marrëveshje të premten për të zhbllokuar eksportet e drithërave dhe për të lehtësuar krizën globale të ushqimit. Zyrtarët turq thonë se marrëveshja bazohet mbi një plan të OKB-së dhe se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe zyrtarë nga Rusia dhe Ukraina do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit.