Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mohuar akuzat e Sali Berishës se ai po bashkëpunon me Edi Ramën. Elda Menga: A është e vërtetë se ka pasur pazar siç ju akuzon Berisha mes jush dhe Edi Ramës? Lulzim Basha: Shqipëria ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama. Basha nuk pranoi të përgjigjet për një tentativë për shkarkimin e tij dhe as pyetjes nëse ka pasur presion për të përjashtuar Berishën.