Në komisionin parlamentar të sigurisë u diskutua projekt marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për emigrantët në shqyrtimin e azil kërkimit në vendin tonë. Në emër të qeverisë shqiptare ministri punëve të brendshme Taulant Balla tha se kjo qendër do të ndërtohet tërësisht me financimet e palës italiane dhe bëhet fjalë për një qëndrim të përkohshëm të emigrantëve në vendin tonë.