Para se të merremi me agjendën konkrete dhe problemet tona, dua përsëri të ndalem në dy momente shumë të rëndësishme ndërkombëtare. Fundin e javës që kaloi, bota përjetoi një nga ngjarjet më të jashtëzakonshme në historinë e saj. Pas një përpjekje të papërshkruar, një marrëveshje paqeje u firmos në Sharm el Sheik dhe faza e parë e planit të paqes midis Izraelit dhe Hamasit u zbatua dhe është në zbatim.