Senati Italian i dha OK-in përfundimtar ratifikimit të protokollit Itali-Shqipëri me 93 vota pro dhe 61 kundër. Marrëveshja e mbështetur me forcë nga qeveria Meloni, shihet si pikë e rëndësishme e politikës së ekzekutivit të djathtë për emigrantët, dhe parashikon krijimin e një kampi në portin e Shëngjinit dhe një qendër pritjeje me në brendësi pranë Gjadrit.