Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është në krye të një qeverie teknike deri në zgjedhjet e majit. Por politikani gjakftohtë, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare sot ka një detyrë të vështirë. Xhaferi shpjegon për Top Channel përse nuk e konsideron veten një kryeministër teknik. Në një intervistë me drejtorin e Informacionit Robert Rakipllarin, Xhaferi flet edhe për marrëdhëniet me liderët në Shqipëri dhe Kosovë.