Dorëheqja e Mark Markut nuk ishte rrufe në qiell të hapur. Mungesa e analizës dhe e reflektimit nga ana e lidershipit demokrat mbushi kupën. I pari i listës së Lezhës vendosi të heqë dorë nga të gjitha funksionet e tij partiake dhe mandati i deputetit duke akuzuar ashpër kryetarin Basha dhe ish kryetarin Berisha për kthimin PD-së në parti personale.