Pamjet nga Mariupoli, me trupat e më shumë se 20 civilëve të vrarë që dergjen nëpër rrugë, risollën në kujtesë tmerret qytezës së Buchas, që nxitën thirrjet për të hetuar Rusinë për krime lufte në vendin e saj fqinj. imazhet nga Mariupoli vijnë në kohën kur Kombet e Bashkuara konfirmuan se po verifikojnë qindra pretendime për vrasje civilësh gjatë pushtimit të paprovokuar rus. Qyteti port ka qenë prej javësh të tëra skenë luftimesh të përgjakshme mes forcave ruse e atyre ukrainase. BBC konfirmoi lokacionet ku u gjetën trupat në Mariupol, të cilët ndodhën ne rrugën Boika. Sipas të intervistuarve, disa viktimat po shkonin të mërrnin dokumentet e punës e janë vrarë nga snajperë, që shënjestronin ata të cilët kalonin në rrugë.