Pamjet nga Mariupoli, me trupat e më shumë se 20 civilëve të vrarë që dergjen nëpër rrugë, risollën në kujtesë tmerret qytezës së Buchas, që nxitën thirrjet për të hetuar Rusinë për krime lufte në vendin e saj fqinj. imazhet nga Mariupoli vijnë në kohën kur Kombet e Bashkuara konfirmuan se po verifikojnë qindra pretendime për vrasje civilësh gjatë pushtimit të paprovokuar rus.