Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një takim me institucionet përgjegjëse për organizimin e Maratonës së Tiranës “Run for Peace”, ku ndau detyrat kryesore për ngjarjen më të madhe sportive të vitit, e cila mbahet të dielën e 23 tetorit. Ai tha se, këtë vit, Tirana është përgatitur të presë mbi një mijë vrapues profesionistë nga 35 shtete të ndryshme të botës.