Maratona Ndërkombëtare Enkelana është organizuar për herë të dytë në Pogradec me pjesëmarrjen e garuesve nga 25 vende të ndryshme të botës. E organizuar në dy disiplina gjysmë maratona 21 km ka nisur nga Lini në drejtim të Pogradecit ndërsa mini maratona 10 km ka pasur si itinerar Pogradec - Tushemisht Pogradec.