Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut mori dritën jeshile të parlamentit, duke u miratuar me 77 vota pro, 22 kundër dhe asnjë abstenim. Kryeministri i ri, Hristijan Mickoski dhe anëtarët e kabinetit e bënë betimin me emrin kushtetues të vendit që është ‘Maqedonia e Veriut’. Edhe pse e cilësoi “si të turpshme për popullin e tij” , Mickoski sërish pohoi gjatë fjalimit se ishte i detyruar ta respektonte këtë referencë kushtetutese.