Top Channel/ Maqedonia e Veriut, “fabrika” e fake news, DW: Po i ndihmon Inteligjenca Artificiale!
11/09/2024 14:25

Tetë vjet pas zbulimit se lajmet e rreme në favor të kandidatit të atëhershëm presidencial Donald Trump janë prodhuar në mënyrë digjitale në Veles të Maqedonisë së Veriut, kjo "fabrikë" për prodhimin dhe shitjen e patriotizmit amerikan është ende aktive, thote DW. Pavarwsisht faktit se në vitet e kaluara Facebooku ka fshirë dhe bllokuar shumë faqe që u zbuluan se shpërndanin lajme të rreme, Maqedonia e Veriut është akoma në krye të listës së vendeve që krijojnë fake news. Revista e njohur "Forbes”, në një sondazh të publikuar më 26 gusht të këtij viti, tregon se janë zbuluar 67 faqe që manipulojnë opinionin. Ato janë kryesuese në prodhimin e lajmeve për kulturën ose identitetin amerikan, edhe pse këto faqe shpesh janë të vendosura jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më 20 gusht, këto faqe kanë pasur rreth nëntë milionë ndjekës, më shumë se Wall Street Journal ose Washington Post. Ndërsa faqet e menaxhuara nga territori i Maqedonisë së Veriut janë bindshëm në vendin e parë me 4.7 milionë ndjekës.Në Maqedoninë e Veriut ka pasur 33 lokacione për përhapjen e lajmeve të rreme, ndërsa të tjerat ishin në vende të ndryshme si Kanadaja, Franca, Maroku, Venezuela dhe Vietnami. Zëdhënësja e kompanisë Meta, Margarita Franklin, tha për Forbes se të gjitha faqet që shkelin rregullat e kompanisë për autenticitetin, sepse kanë deklaruar në mënyrë të rreme vendndodhjen, janë hequr nga rrjeti."Spammer-ët" maqedonas kanë një histori të gjatë në Facebook. Gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA të vitit 2016, adoleshentët nga Velesi përhapën lajme të rreme për miliona amerikanë në Facebook, duke bërë dhjetëra mijëra dollarë të ardhura nga reklamat. Tani inteligjenca artificiale u ka dhënë atyre mundësinë për të prodhuar një sasi të pafund lajmesh me cilësi të ulët ose informacione të rreme."Faqet kanë filluar të përdorin imazhe të krijuara nga IA për të tërhequr përdoruesit amerikanë të Facebook dhe, të paktën në disa raste, kjo po funksionon. Postimi i javës së kaluar në faqen "American Patriots" me bazë në Kanada, shfaqi një foto të krijuar nga IA të një ushtari amerikan dhe fëmijëve të tij. Ky postim kishte 100.000 klikime dhe 35.000 komente.

Top Channel/ TCH sjell pamjet me dron nga protesta e opozitës, turma drejtohet nga…
22/03 19:38
Top Channel/ Kryeministria në flakë, shpërthejnë fishekzjarrët, protestuesit largohen, policia…
22/03 19:34
Top Channel/ Protestuesit e PD i vënë flakën makinës së policisë
22/03 19:21
Top Channel/ Protestuesit sulmojnë me molotovë selinë së PS-së
22/03 19:20
Top Channel/ Pas sulmit ndaj Kryeministrisë, protestuesit, sulmojnë me molotovë dy Ministri
22/03 19:14
Top News – Beteja me molotov dhe gazlotsjellës, tensionohet protesta e opozitës
22/03 19:13
Top Channel/ Protesta kombëtare e PD-së, protestuesit: Rama ik, Rama ik
22/03 19:12
Top Channel/ Pas sulmit ndaj Kryeministrisë, turma e protestuesve nisen drejt bashkisë së Tiranës
22/03 19:08
Top News – Gaz lotsjellës ndaj protestuesve, policia shpërndan turmën para Kryeministrisë
22/03 19:04
Top Channel/ Berisha largohet me vrap pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me…
22/03 19:04
Top Channel/ Kryeministria në flakë, shpërthejnë fishekzjarrët, protestuesit largohen me vrap
22/03 19:01
Top News – Plas molotovi e fishekzjarret te Kryeministria, protesta pa fjalime e PD
22/03 19:00
Top News – Ndërron jetë 31-vjeçarja. Gjendet pa shenja jete në një hotel në Shkëmbin e Kavajës
22/03 18:41
Top Channel/ “Blindohet” Tirana për protestën e opozitës, autoboti i ujit në gatishmëri
22/03 18:40
Top Channel/ Pas djegies së vilës së diktatorit Hoxha, policia rrethon hyrjen e ish-bllokut
22/03 18:28
Top Channel/ Mblidhen protestuesit, Berisha i veshur sportiv, mbërrin në selinë blu
22/03 18:07
Top News – Dhjetëra protestues nga Shkodra e Kukësi, nisen drejt Tiranës
22/03 16:52
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve pak para protestës: Dilni të gjithë në shesh
22/03 15:40
Top Channel/ 1400 policë për protestën e opozitës/ Forcat e rendit njoftuan se kanë marrë masat
22/03 15:24
Top Channel/ Rama me studentet kineze në Shqipëri: Marrëdhënia mes dy vendeve ka qenë shumë e afërt
22/03 15:16
DIGITALB DIGITALB