Vazhdojnë kontrollet në qytetin e Tiranës, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve, janë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë dy të rinj që drejtonin automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.