Nga Vlora ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur interesimit të mediave nga holli i bashkisë së qytetit bregdetar. Ministri Manja tha se janë gati të ulen në diskutime për propozimet e opozitës për amnistinë penale, por duke theksuar se nuk duhet të bien ndesh me parimet e amnistisë.