Nuk e gëzoi dot vetë, por nuk ia doli që mandatin ta mbante as brenda familjes. Adriatik Lapaj ndryshoi bashkë me mendjen edhe objektin e padisë duke i kërkuar Kolegjit Zgjedhor që simotra e tij të behej deputete, por lëvizja e tij më e fundit dështoi. Trupa e gjyqtareve vendosi që në shtator në Kuvend të shkojë 60 vjecarja Ana Dajko, mamaja e anëtarit të kryesisë së partisë “Shqipëria Bëhet”, duke lënë në fuqi vendimin e KAS.