Viti i ardhshëm do të nisë me një çështje me rëndësi për politikën, për të cilën janë përplasur jo pak, opozita me qeverinë. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim në seancë plenare kërkesat e opozitës për t’i hequr mandatin e deputetes, ministres së Punëve te Jashtme, zonjës Olta Xhaçka.