Megjithëse socialistët e shikojnë zgjidhjen e sagës të mandatit të Olta Xhackës, në Komisionin e Venecias, opozita edhe njëherë tjetër përmes Konferencës së Kryetarëve e risolli si temë debati. Përfaqësuesit e opozitës në këtë konferencë lëshuan akuza në drejtim të kryetares së kuvendit Elisa Spiropali, duke i thënë se ajo hodhi ne erë Gjykatën Kushtetuese.