Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu renditi të mirat që përfitojnë studentët e Mjekësisë nga firmosja e marrëveshjes me qeverinë shqiptare, e cila i detyron të punojnë brenda vendit 5 vite pas diplomimit. Manastirliu mohoi që po u hiqet atyre e drejta e përzgjedhjes.