Pas prezantimit të programit qeverisë ‘Rama 3’ për katër vitet e ardhshme, Kuvendi nisi sërish seancën me pjesën e dytë, ku po zhvillohen debate politike mes politikanëve. Pyetja drejtuar Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lidhet me menaxhimin e pandemisë Covid-19, vaksinimin dhe masat që qeveria shqiptare do të marrë në përballimin e situatës.