As pezullimi gjykatës kushtetuese dhe as ndalimi sot nga KQZ i përgatitjeve të zgjedhjeve në Tiranë nuk e kanë frenuar kandidaten socialialiste Ogerta Manastirliu të vazhdojë takimet në kryeqytet. Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit në PS dje edhe sot zonja Manastirliu ishte në Njësinë 2 në Tiranë dhe në një takim me mjekë dhe infermierë.