Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar investimet në Spitalin Bashkiak të Sarandës. Duke u ndalur tek shërbimi i pediatrisë, Manastirliu tha se investimet për fëmijët janë në vëmendje të qeverisë shqiptare, me qëllim përmirësim e shërbimeve në kujdesin parësor, maternitete e pediatri. “Në Shtator vihet në funksion pavioni i pediatrisë së re në spitalin e Sarandës, që përkon me linjën e të gjithë investimeve që ne jemi duke bërë për të përmirësuar shërbimet për fëmijët”- tha Manastirliu.