Në vijim të intensifikimit të fushatës së vaksinimit “derë më derë”, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pasditen e sotme ka takuar kryetaren e Bashkisë së Durrësit dhe drejtuesit e njësive administrative të kësaj bashkie. Në fjalën e saj para drejtuesve vendorë, Manastirliu tha se duhet të intensifikohet fushata “derë më derë” që qytetarët të sqarohen dhe të binden për t’u vaksinuar.