Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zbuluar detajet e buxhetit të vitit 2022, duke nisur që nga rritja e kuotave për Fakultetin e Mjekësisë deri tek rritja e pagave dhe modernizimi i infrastrukturës në spitale e qendra shëndetësore. Nuk la pa përmendur “skeptikët” duke sugjeruar që asnjë pikë të zezë mbi detin e dobive që prodhon mjekësia të ndotin të bardhën e madhe të saj.