Një tjetër qendër e re shëndetësore ka përfunduar në kuadër të programit të rehabilitimit të qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe deputeti i zonës, Erion Braçe kanë parë nga afër qendrën e re shëndetësore Këmishtaj, e përfunduar në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, ku deklaroi se programi i 300 qendrave shëndetësore do të vijojë me fazën e dytë.