Ministrja e Shëndetësisë këtë të dielë ndodhej në qendrën shëndetësore Ishëm, për të parë nga afër procesin e rindërtimit të kësaj qendre, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Qendra Shëndetësore e rindërtuar do të garantojë kushte dhe standarde bashkëkohore për banorët e Ishmit por edhe për vizitorët e kësaj zone piktoreske.