Top Channel/ Manastirliu inspekton fillimin e punimeve në spitalin e Shkodrës
05/06/2021 10:52

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar fillimin e punimeve në spitalin rajonal Shkodër, për rikonstruksionin bllokut operator. “Jam këtu në Shkodër me mjekët e shërbimit të kirurgjisë, ku fillon puna në një tjetër kantier, për të bërë të mundur përmirësimin e shërbimit të kirurgjisë në këtë spital dhe ngritjen në një nivel të ri të këtij shërbimi për qytetarët dhe për pacientët që kanë nevojë”, tha Manastirliu. Drejtori i Spitalit të Shkodrës, dr. Ardian Dajti u shpreh se me këtë investim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të rinovohen edhe aparaturat dhe të gjithë pajisjet e sallave të operacionit, si dhe do të investohet në salla moderne, sipas standardeve bashkëkohore. Kirurgu Gëzim Galiqi tha se ky është një investim i shumëpritur për spitalin e Shkodrës, i cili po bëhet realitet. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë vizitës së saj në Spitalin Rajonal të Shkodrës, është ndalur edhe me mjekët dhe infermierët e shërbimit të urgjencës dhe të repartit Infektiv të këtij Spitali, i cili ka shërbyer deri para pak kohësh si pavion COVID.

Top Channel/ Gjykata i konfiskon 4 pasuri të Saimir Taullaut në Lushnjë
19/02 22:56
Top Channel/ Çahet rruga Librazhd-Përrenjas, kufizohet lëvizja me një korsi
19/02 22:19
Top Channel/ Akciza e Birrës, Braçe:Historia e birrës një histori klienteliste dhe evazioni fiskal
19/02 22:05
Top Channel/ ‘Askush nuk mendon për produktet shqiptare’, Tabaku: E kanë mendjen tek Diella dhe…
19/02 22:04
Top Channel/ Gonxhja: Synojmë futjen e Qendrës së Durrësit në UNESCO, Zhupa: Do prishet identiteti
19/02 20:33
Top Channel/ Agjërim dhe reflektim! Ahmed Kalaja: Sakrifica si dashuri ndaj zotit
19/02 19:59
Top Channel/ Pretendimet e Metës në gjyq: Arrestim politik, të pushohet çështja Cez-Dia
19/02 19:42
Top News – Trump përuron Bordin e Paqes. Ndan ‘punët’ për Shqipërinë e Kosovën në Gaza
19/02 19:01
Top News – ‘E arrestoi prokurori që ju përndoqi ju’. Rama ngre para Trump padrejtësitë e Hagës për Thaçin
19/02 19:00
Top Channel/ Mbyllet Takimi i Bordit të Paqes, Rama dhe Osmani bisedojnë privatësisht me Trump
19/02 18:05
Top Channel/ Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova do të angazhohen me trupa ushtarake në Gaza
19/02 17:41
Top Channel/ Bordi i Paqes, Trump Kosovës dhe Serbisë: Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon
19/02 17:02
Top Channel/ Trump në Bordin e Paqes: Jemi të nderuar që është bashkuar kryeministri Edi Rama
19/02 16:57
Top News- Miell i skaduar për pica e ëmbëlsira / Sekuestrohen 7.6 tonë, produkti do asgjësohet
19/02 16:50
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, përmbyset makina, plagoset shoferja
19/02 16:12
Top Channel/ Mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, Rama ulet në tryezë mes liderëve botëror
19/02 16:11
Top News – Edi Rama takon Donald Trump në Uashington. Foto Familjare në mbledhjen e Bordit të Paqes
19/02 15:40
Top Channel/ Çajra, vajra e kremra të skaduara, zbulohet magazina me mbi 10 mijë mallra
19/02 15:25
Top News – Seanca paraprake për Benet Becin. Si po zvarritet dosja në ngarkim të kryebashkiakut
19/02 14:58
Top News – Tensione në seancën e ‘Plumbit të artë’. Avokatët përplasen me SPAK për provat e dosjes
19/02 14:38
DIGITALB DIGITALB