Manastiri i Ardenicës po rrezikon shembjen. Shkak është bërë erozioni në pjesën jugperëndimore të këtij monumenti historik. Nga rrëshqitja e tokës muret pothuajse janë çarë të gjithë. Sokrat Nako njëri prej anëtarëve të stafit drejtues tregon se asnjë institucion nuk ka dhënë zgjidhje për këtë problem, ndonëse ka një studim të mirëfilltë për fortifikimin e kodrës.