Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Kryesisë, do të niset drejt Britanisë, për të finalizuar marrëveshjen për akademinë e futbollit në Durrës. Mësohet se marrëveshja do të bëhet me ekipin anglez Manchester City. Rama do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako.