Zohran Mamdan, kryetari i ri i Bashkisë së New York-ut shfaqet me shqiponjë. Janë këto fotografi që po kthehen virale në internet, të shkrepura nga i riu me origjinë shqiptare, Erzen Gashi. 37 vjeçari i lindur në Slloveni, i rritur në Shba, por me babin nga Kosova dhe mamin nga Mali i Zi tregon për Top Channel takimin e Mamdan gjatë fushatës elektorale me komunitetin shqiptar në New York.